Shkruan:Nazmi Musa
Historia na mëson se ndryshimet nëpër fazat e ndyshme të jetës kanë ndodhur , falë guximt të atdhetarëve të vërtet, si sot me dr.Vjosa Osmanin e Albin Kurtin, prijës të ndryshimeve në Kosovë.
Kosova, për fat të keq të popullit tonë,pati udhëheqës qeveritarë e udhëheqës politik që shumë shpejtë e degraduan këtë shtet duke lënë këtë popull të sfilosur e ” me gishtërinjtë në gojë”.Kjo është , veç tjerash, arsyeja e ngritjes dhe shtimit të përkrahjes së Listës Vjosa dhe VV-së , udhëhequr nga Albin Kurti.
Akuzat kundër këtyre figurave emblematike të kombit, jo vëtëm që janë të papranueshme , por edhe të turpshme.
Sot , më shumë se çdo herë, kërkohet bashkimi i popullit në mbështetje të Kandidatëve për deputet në Listën GUXO” dr.Vjosa Osmanit që parim kryesor do të kenë luftën kunder korrupsionit, forcimin e rendit dhe drejtësisë , cilësinë në arsim , shëndetësi e zhvillim ekonomik.
T’i luftosh këto dukuri e që janë krijuar në vazhdimësi që mbase 20 vite nga klasa politike e të korruptuar, është guxim e jo tradhëti , siç mundohen të mbrohen këta zhvats të shtetit.
Tradhëti kombëtare nuk është ngritja e zërit kundër liderit të partisë e klasës të korruptuar në Kosovë.Përkundrazi, është guxim, kërkesa e popullit, është në të mirën e atdheut, jo tradhëti.
Tradhëti është të ndryshosh identitetin kombëtarë, gjuhën e kulturën tënde, t’i falës armikut tënd shekullor territor të Kosovës, të dialogosh në tavolina të bisedimeve për zhbërjen e shtetit tënd që me gjak u fitua kjo liri e pavarësi..Liderët politik mendojnë se tradhëti na qenka nëse nuk e përkrah liderin, partinë dhe klanit brenda tyre.
Ky mentalitet iku, si”vapa me gushtin” .
Koha për dryshim erdhi , prandaj mos hezitoni t’i votoni kandidatët e Listës Vjosa dhe kandidatët më të mirë brenda secilës parti.Të gjithë i njohim, pa dallim se në cilën parti janë.