Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari së bashku me kabinetin e saj dhe inspektoratin e tregut, kanë takuar inspektorët e tregut të cilët veprojnë në komunat e Republikës së Kosovës.
Hajdari ka falënderuar inspektorët e tregut për bashkëpunimin në terren.
“Bashkëpunëtorët Inspektorë të Tregut i falënderova për bashkëpunimin në terren, lidhur me çrregullimin e çmimeve të tregut tonë dhe shprehëm gatishmërinë në kordinimin e aktiviteteve të mëtutjeshme, për të mirën e qytetarëve, bizneseve dhe shtetit”, ka shkruar ajo në Facebook./rtk/