Hajde Zvicër. Kështu thërrasin banorët e këtij fshati”, shkruan Ainziger në tekstin për fshatin Zhegër, fshat nga i cili e ka prejardhjen Xherdan Shaqiri.
Gazeta e mirënjohur zvicerane “Tages Ainziger” ka bërë një reportazh në Kosovë, vendi prej të cilit e kanë prejardhjen yjet më të mëdhenj të kombëtares zvicerane të futbollit, në prag të ndeshjes Zvicër-Suedi.
“Hajde Zvicër. Kështu thërrasin banorët e këtij fshati”, shkruan Ainziger në tekstin për fshatin Zhegër, fshat nga i cili e ka prejardhjen Xherdan Shaqiri.
Në këtë reportazh gjerë e gjatë shkruhet për euforinë që mbretëron te shqiptarët para kësaj ndeshje, të cilët me zemër mbështesin kombëtaren zvicerane, sikurse të jetë kombëtarja e tyre.
Kjo përballje do t’i japë të drejtën njërën mes Suedisë dhe Zvicrës që të sfidojnë në çerekfinale, fituesen e çiftit Angli-Kolumbi.
Një kualifikim mes tetë më të mirave të botës, do ta ndihmonte Zvicrën të barazonte rezultatin më të mirë të arritur nga ata në një Kupë të Botës, të regjistruar në Botërorin e zhvilluar në shtëpi në 1954-ën.
Suedia, nga ana tjetër, mund të krenohet për një finale të luajtur në Kupën e Botës, në 1958-ën.
Ndërkohë, për sa i takon formacioneve të mundshme, nuk ka dyshim se sfida kryesore në distancë do të jetë ajo mes suedezit Emil Peter Forsberg, sulmuesi i talentuar i krahut, që luan me Leipzig (39 ndeshje dhe 6 gola me kombëtaren) dhe zviceranit (me origjinë shqiptare) Xherdan Shaqiri, ish-lojtari i Bayern Munich, Inter që tani luan me Stoke-n.
Para se të shënonte tre gola kundër Meksikës, Suedia nuk kishte arritur të realizonte dy ose më shumë gola në 11 ndeshjet e mëparshme. Në të gjitha ndeshjet e Zvicrës në këtë Botëror, janë shënuar gola nga të dy ekipet. Kjo do të jetë ndeshja e 50-të e Suedisë në Kupën e Botës, kombëtarja e 11-të që e arrin këtë shifër.