Kërkesat e paraqitura sot, gjatë seancës së X-të, në Kuvendin Komunal të Gjilanit!
Për Zhegrën është diskutuar shumë në këtë kuvend, është premtuar shumë nga kjo qeverisje komunale por është bërë pak e pothuajse asgjë me intensitetin e punëve. Për çeshtjet pothuajse të njëjta për cdo seancë kemi ngritur problemet që ballafaqohen çdo ditë qytetaret e Zhegres dhe asnjëra prej tyre deri më tani nuk është realizuar. Keni dhënë afate kohore, dhe si duket kanë qenë vetëm deklarata verbale dhe premtime boshe sa për te na hequr qafe, e në anën tjeter situate në teren tregon diqka tjetër.
Qytetari i Zhegres me rrethinë dëshiron të dije së kur fillojne dhe përfundojnë këto punë që I keni nisur dhe i keni lënë në gjysmë:
1. Fillimi i punimeve në palestren e sporteve. Gogja shpesh po përurohet kjo palestër por dinamika e punëve është shumë e vogël. Më këtë intensitet të punëve nëse vazhdohet , dita kur ka me u ndërtu është shumë e largët.
2. U premtua rruga për Selishte se asfaltimi do të ndodhe në fund të tetorit, por s’është që po e shohim kompaninë duke punuar në rrugë. Banoret po vazhdojnë me u shperngulë për mungesë të rrugëve.
3. Çka po ndodhe me shkollen në fshatin Haxhaj, nxënësit vazhdojnë të mësojnë në bodrumin e xhamisë së fshatit, ndërsa një pjesë e nxënësve që vijnë nga fshati Selishtë mësimet kanë vendosë t’i ndjekin në Zhegër për shkak se nuk konsiderojnë se egzistojnë kushtet për t’u mbajtur procesi mësimor normalisht.
4. Banoret e lagjes së KFOR-it në Zhegër, vazhdojnë të kenë probleme sa herë që ka të reshura të shiut meqë ujëmbledhësi i lagjes ka kohe që është mbyllur. Me aq sa më kanë njoftuar banoret e lagjes, ata veq se ju janë drejtuar me kërkesë, por që akoma nuk është zgjidhur ky hall i tyre. Sa here që ka të reshura, uji i shiut vërshon oborret e banorëve të lagjes.