Sot, në Seancën e Rregullt të KK, Gjilan në pikën e rendit të ditës: Raporti Financiar Janar-Dhjetor 2018 shpreha shqetësimin në disa nga Kategoritë Buxhetore me theks të veçantë në Kategorinë e Shpenzimeve Kapitale.
Për vitin 2018 kanë qenë të planifikuara 6,052,544€ nga këto mjere janë shpenzuar 4,802,247€ apo 79.3% të kësaj kategorie.
Të njejtin shqetësim e kam ngritur edhe në Raportin Financiar në 6 mujorin lidhur me mosefikasitetin e realizimit të buxhetit sisdomos te ka tegoria më e ndishme siç është kjo e Shpenzimeve Kapitale, që lidhet me investimet në infrastrukturë d.m.th paret e taksapauguesëve tanë të i’u kthehen në mënyrë të drejtpërdrejt qytetarëve tanë në investime. Duke marrë parasysh edhe kërkesat e mëdha që i ka komuna e Gjilanit.
Edhe vitin e kaluar kemi bartur mjete mbi 1.2 milion €, njejtë edhe kët vit atëherë vijmë në një konkluzion se: nëse edhe dy vitet e tjera përsëritet ky avaz atëherë brenda një mandari 4 vjeçar do të humbet një vit fiskal prej rreth 5€ aq sa janë planifikuar për një vit.
Shpresojmë që këtë vit të shoenzohen në kuotën maksimale dhe të kryhen projektet e parapara për këtë vit dhe projektet që janë edhe nga viti i kaluar.
Me respekt,
Enver Hajrullahu këshilltar nga NISMA Sociademokrate në KK, Gjilan