Qytetaret e Zhegrës ka kohë që po ballafaqohen me ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm si rezultat i defektit dhe mos rregullimit të pompës ku bënë furznimin e rezervuarit me ujë. Këtë e bënë më të vështirë edhe papërgjegjësia dhe neglizhenca totale e menaxhmentit të KRU- Hidromorava, me aqë sa kemi informacione që sjellin puntorë në kryerjen e punimeve që nuk janë adekuatë për të, sepse ndryshe do të ishte situata.
Po ashtu situata rëndohet edhe me shumë për qytetarët që jetojnë në botën perëndimore, e që tani kthehen në shtëpitë e tyre. Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë të kycur vetëm me ujësjellës, nuk kanë burime tjera të furnizimit me ujë.
Kërkesa ime si asamblist komunal dhe e qytetarëve të Zhegrës është me u rregullu pompa, nëse është e nevojshme të vendoset edhe e re, ku bën furznimin me ujë.
Në të kundërten nëse vazhdohet në këtë mënyrë, ka gatishmëri dhe disponim të madh nga qytetarët edhe të protestohet.
Kujtoj që kërkesa ime të shqyrtohet pozitivisht nga menaxhmenti – Drejtori KRU Hidromorava dhe ekzekutivi i komunës.
Shkruan Asamblist komunal – Xhelal Hajrullahu