Kërkesa ime e datës 28 Dhjetor 2017 në Ministrinë e Infrastukturës, konkretisht me zv. Ministrin z. Rexhep Kadriu për projektin kapital të segmetit të rrugës Zhegër – Gjilan (më poshtë është ilustruar në foto segmenti i rrugës, gjithashtu do të ndërtohet edhe ura e re) tashmë do të bëhet realitet, dhe do të kap vlerën mbi 2.000.000 milion Euro. Tashmë ky projekt gjigant është futur në agjendën e projekteve për vitin 2019 në Komunën e Gjilanit.
Qytetarë më për të shkuar në Gjilan nuk do të kenë nevojë të kalojnë përmes Budrigës dhe Pasjanit, mirpo rruga do të trasohet drejt për Gjilan, dhe do të lehtësohet dhe shkurtohet peër disa minuta.
Ky do të jetë ndër projektet më të mëdha të pasluftës që do të përfitojnë qytetarë e Zhegrës me rrethinë.
Gjithashtu mbështetje të fuqishme i ka dhënë edhe Kryetari i Komunës z. Lutfi Haziri si dhe shumë projekteve të tjera tashmë të realizuara në Zhegër.
Edhe njëherë në emër të gjithë qytetarëve të Zhegrës dhe rrethinës falemnderoj zv. Ministrin e MI z. Rexhep Kadriun për premtimin e dhënë për qytetarët e Zhegrës dhe rrethinës, i cili do të bëhet realitet dhe do të jemi shumë mirënjohës.
Enver HAJRULLAHU, këshilltar nga NISMA Socialdemokrate në Kuvendin Komunal, Gjilan.
(Më poshtë mund ta lexoni pjesën e postuar në murin e tij ne Facebook të zv. Ministrit te MI z. Rexhep Kadriut)
Sot, kisha një takim me të parin e Gjilanit, Lutfi Haziri, me të cilin biseduam dhe u koordinuam për përfundimin e një numri të madh projektesh që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Gjilanit me rrethinë. U dakorduam ta përfundojmë:
– Unazën e jashtme të qytetit
– Zgjerimin e hyrje-dajleve në qytet
– Rrugën Dobërçan – Pogragjë – Stublinë
– Urën e moravës
– Rrugën Zhegër – Gjilan
– Rrugën e Kumanovës
– Rrugën Gjilan – Përlepnicë me katër korsi
– Rrugën “Enver Miftari”
– Rrugët në “Fidanishte”
– Rrugët në Malishevë e Epërme
– Rrugët në Livoç i Ulët
Projekte këto të financuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës me përkrahje nga kryeministri Ramush Haradinaj, dhe Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj. Ashtu siç jemi zotuar, Gjilani është fuqishëm në agjendën e qeverisë Haradinaj, sikurse çdo kumunë tjetër e Kosovës. Jemi të bindur se fundi i 2019-së do ta gjejë Gjilanin një qendër pa ngarkesë trafiku me makina, dhe me rrugë moderne, sikurse me rrugë lidhëse në të gjitha fshatrat e komunës së Gjilanit.