Pas propozimit tim, dhe mbështetjen e fuqishme nga zv. Ministri MI-së, Rexhep Kadriun ka hyrë në buxhet të këtij viti shtrimi i “Rrugës së Kumanovës” me kyçje në rrugën e Zhegrës, që kap vlerën mbi 800 mijë eurove. Ky investim po bëhet fal bashkëpunimit të mirë që kemi edhe në Kuvendin Komunal të Gjilanit dhe me kolegët asambleistë. Vota që më është besuar nga qytetarët e Gjilanit është dëshmi se projektet konkrete janë duke u realizuar në të mirë të qytetarëve.
Sot, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) dhe kryetari i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për financimin e disa projekteve në infrastrukturëb rrugore.
Faleminderit Rexhë e Lut!
Rrugë që do të asafaltohen nga fondi i Qeverisë së Kosovës në Gjilan.
Me memorandumin e mirëkuptimit Ministria e Infrastrukturës për mbështetje në projektet infrastrukturore në shumën prej 6.1 milionë euro në 12 segmente rrugore. Në total, me buxhet do të financohen nga fondet shtetërore 6.1 miliardë euro për investime në rrugë.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, nënshkruan për mbështetje në projektet infrastrukturore në shumën prej 6.1 milionë euro në shumë fshatra të Gjilanit.
Vazhdimi i zgjerimit të rrugës Gjilan-Bujanoc – 2.5 milionë euro
Asfaltimi i rrugëve në fshatrat – 850 mijë euro
Asfaltimi i rrugës Përlepnicë – Penda dhe rrugët anësore – 120 mijë euro
Asfaltimi i rrugëve në Cernicë – 80 mijë euro
Asfaltimi i rrugëve në Malishevën e Epërme – 140 mijë euro
Asfaltimi i rrugëve në qytet – 300 mijë euro
Asfaltimi i rrugës “Skifter Arifi” – 140 mijë euro
Asfaltimi i rrugës “7 Shtatori” – 80 mijë euro
Ndërtimi dhe asfaltimi I rrugës Dobërçan-Pogragjë-Stublinë – 500 mijë euro
Ndërtimi i “Rrugës së Kumanovës” me kyqje në rrugën e Zhegrës – 800 mijë euro
Ndërtimi i Rrugës “Enver Miftari” (Fidanishte) – 600 mijë euro
Me respekt,
Enver Hajrullahu këshilltar nga Nisma Socialdemokrate në KK, Gjilan.