Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka folur rreth darkës së kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, duke thënë se kjo e dëshmon se Kurti ka guxim të dialogojë.
“Albin Kurti mund të flasë në emër të shqiptarëve shumë më shumë se sa ka mundur të flasë Hashim Thaçi. Arsyeja kryesore është futja në negociata me fusnotë pas shpalljes së pavarësisë, është bërë demarkacioni, Marrëveshja e 2013, është bërë marrëveshja ku tentohet të formohet një institucion i tretë në vend, krejt në fund janë hapur temat për kthimin e dhuratave të Rankoviçit, deri tek momenti kur Thaçi thotë “we are not problematic guys”. Ja ka hekur barrën Vuçiqit për krejt ato krime që ka kryer që ai të vijë në Kosovë, ku në një nga rastet e vizitës vjen e lavdëron Millosheviçin. Dialogimi i Thaçit ka qenë për nevoja personale”, ka thënë Abazi.
Ndërsa sipas Abazit, Kurti dialogon për parime, duke vulosur barazinë e Kosovës dhe Serbisë në Berlin.
“Ndërsa dialogu i Kurtit është se, ai ulët në tavolinë edhe i bën dy gjëra e vulosë në Berlin barazinë e dy shteteve, edhe e dyta krejt atyre njerëzve që i kam dëgjuar për tri vite duke thënë se se ka guximin Kurti të shkojë në dialog, nuk e ka guximin me udhëheq”, tha Abazi në Dukagjin.