NJOFTIM PËR APLIKUESIT
Pas përmbylljes së afatit të aplikimit në kuadër të projektit “Punë dhe Aftësi për Parandalimin e Migrimit në Kosovë”, në bashkëpunim me organizatën Help in Kosovo, prioriteti ynë është që i gjithë procesi të zhvillohet në mënyrë të drejtë, transparente dhe korrekte, duke garantuar trajtim të barabartë për të gjithë aplikuesit. Vlerësimi i aplikimeve, përzgjedhja e përfituesve dhe monitorimi i zbatimit realizohen në tërësi nga organizata Help, sipas procedurave përkatëse.
U bëjmë thirrje të gjithë aplikuesve të mos bien pre e premtimeve për përfitimin e grantit përmes favoreve apo ndikimeve tjera të padrejta. Çdo përpjekje për manipulim, ushtrim presioni, ndikim të padrejtë apo ndërhyrje të kundërligjshme në procesin e përzgjedhjes së përfituesve duhet të raportohet në Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik të Komunës së Gjilanit. Integriteti i këtij procesi është i panegociueshëm dhe çdo pretendim për ndikim jashtë kritereve zyrtare do të trajtohet me seriozitetin e duhur.
Çdo raportim do të trajtohet me seriozitet dhe, kur ka bazë, do t’u përcillet organeve kompetente. Qëllimi ynë është që përzgjedhja të bëhet vetëm mbi bazën e kritereve, integritetit dhe meritokracisë.
Na duhet një proces i drejtë, transparencë e plotë dhe zero tolerancë ndaj ndikimeve të kundërligjshme. Integriteti i këtij procesi është përgjegjësi e përbashkët e gjithë neve.










