Drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Gjilan, Haki Huruglica, ka vizituar sot biznesin “Auto Pjesë & Service TAFA-S”, ku është pritur nga pronari i këtij biznesi, Kushtrim Shabani.
Gjatë vizitës, Huruglica është njohur nga afër me veprimtarinë e biznesit, i cili merret me shitjen e pjesëve rezervë për automjete, si dhe ofrimin e shërbimeve të servisit dhe mirëmbajtjes së veturave.
Sipas tij, biznesi TAFA-S ofron shërbime në sektorin automobilistik, duke kontribuar në zhvillimin e veprimtarisë ekonomike në Gjilan.
Huruglica ka theksuar se mbështetja dhe promovimi i bizneseve lokale mbeten ndër prioritetet e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, duke vlerësuar rolin e tyre në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës./Radio Star/










