Në pikë-kalimet kufitare të Kosovës me Serbinë edhe mëngjesin e kësaj të diele kanë vazhduar pritjet e gjata, si pasojë e fluksit të madh të bashkatdhetarëve tanë, të cilët po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore pas qëndrimit në Kosovë për festat e fundvitit.
Gjendja më e rëndë paraqitet paraqitet në pikën kufitare me Serbinë, në Merdar. Sipas informacioneve nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në këtë pikë kufitare, për të hyrë në Serbi po pritet deri në shtatë orë e gjysmë, ndërsa kolona e automjeteve është mbi dy kilometra.
Edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë për të kaluar kufirin po pritet deri në dy orë e gjysmë, kurse kolona e automjeteve është deri në një kilometër.
Ndërsa, në pikë-kalimin kufitar në Mutivodë për të kaular kufirin Kosovë-Serbi, po pritet deri në një orë.