Analisti Halil Matoshi e ka ofenduar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Duke diskutuar për shkeljen e Kushtetutës nga ana e Nagavcit si ministre e Arsimit, Matoshi ka deklaruar se Arbërie Nagavci është “budallicë”.
“Ky popull duhet ta vërej nivelin e kësaj qeverie. Ministrja e shkelë Kushtetutën dhe thotë se e ka shkelë për me e mbrojtë Ligjin. Populli duhet ta kuptojë se Arbërie Nagavci është budallicë”, ishte shprehur ai në Kanal10.
Të papranueshme e ka quajtur gjuhën e analistit Halil Matoshi, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Ofendimet ndaj grave sikur ai i mbrëmshmi ndaj Ministres Nagavci, janë thirrje e hapur për dhunë ndaj grave! E dënoj ashpër këtë gjuhë. Është e papranueshme dhe e dënueshme! Njerëzve të tillë assesi nuk duhet t’ju mundësohet pjesëmarrja në debate televizive”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.