Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti ka njoftuar se duke u bazuar ne njoftimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, nga 9 persona te testuar te gjithe jane negativ dhe se prej 8 prej tyre jane shëruar plotesisht nga Koronavirusi të cilët kanë qenë në ritestim!
Kryetari Haliti shprehet i lumtur dhe bën apel tek qytetarët të vazhdojnë edhe më tutje me respektimin e rekomandimeve mjekësore.
Ai, të shëruarve iu ka uruar sukses dhe shëndet të plotë për ta dhe familjet e tyre!
Deri më tash nga gjithsejt 53 personat e prekur nga virusi COVID-19,janë shëruar 52 persona dhe ka mbetur vetëm edhe një person me Corona Virus në Komunën e Vitisë!