Sot, përveç që është ditë e mirë, është edhe ditë e rëndësishme për të gjithë ne. Sistemi demokratik na mundëson që të zgjedhim vet përfaqësuesit, të cilët për katër vjet do të paraqesin dhe do të mbrojnë interesat tuaja.
Andaj, ju ftoj që të shfrytëzoni këtë të drejtë kushtetuese dhe të dilni e të votoni sa më masovikisht, në mënyrë që edhe verdikti të jetë sa më kuptimplotë.
Me respekt, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti