Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, Bedri Hamza, do të mbajë një konferencë për media sot.
Konferenca do të zhvillohet në selinë qendrore të partisë dhe do të fillojë në orën 11:00.
Arsyeja e mbajtjes së kësaj konference nuk është bërë e ditur, megjithatë ajo vjen vetëm një ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.