Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza i ka shkruar letër Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe institucioneve të BE-së, përmes së cilës ka këruar heqjen e masave ndaj Kosovës.
Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk duhet të ndëshkohen për “për shkak të një qeverie të papërgjegjshme”
“Si Kryetar i PDK-së dhe kryeministër i ardhshëm, i jam drejtuar Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe institucioneve të BE-së, duke kërkuar heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të masave ndaj Kosovës. Kosova ka kaluar një vit me zgjedhje të njëpasnjëshme, por ne kemi dëshmuar pjekuri të lartë demokratike. Qytetarët tanë, ndër më proevropianët në rajon, nuk duhet të ndëshkohen për shkak të një qeverie të papërgjegjshme. Masat aktuale të BE-së janë të pajustifikueshme dhe po e dëmtojnë vendin në një periudhë kur kemi nevojë për zhvillim ekonomik, integrim evropian dhe stabilitet politik. Është koha për një kapitull të ri në raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, ka shkruar Hamza.
BE kishte vendosur si kusht për heqjen e masave tranzicionin e rregullt të pushtetit në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe.
Por, edhe pas kësaj në BE ende ka hezitim për heqjen e masave.







