Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka folur për grevën në vend.
Ish ministri i Financave tha se po të ishte në postin e ministrit nuk do të kishte lejuar që të ndodhte greva, shkruan Jepi zë.
Hamza tha se ligji për paga është dashur të bëhej më herët.
Sipas tij, sikur ligji të kishte kaluar në vitin 2020-2021, greva nuk do të kishte ndodhur.
“Me qenë ministër, kërkesat qe i kanë, as që e kish leju me ndodhë greva. Është dashur ligji i pagave me u bë shumë më herët, me procedu ligjin, jo me prit që tri vjet. Sikur ligji të kishte kaluar në vitin 2020-2021, greva sot s’kishte ndodhur”, tha Hamza në T7.