Bedri Hamza, Kandidati i PDK-së për kryeministër
Kryetari i Mitrovicës dhe njëherësh kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza, po qëndron për një vizitë zyrtare në Washington D.C.
Klankosova.tv mëson se Shtëpia e Bardhë ia ka hapur dyert tij.
Hamza gjatës ditës së djeshme ka pasur disa takime aty.
Ai pritet të ketë takime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në Departamentit e Shtetit dhe me organizata joqeveritare e personalitete të shquara.
Burimet e Klanit bëjnë me dije se mbrëmë Bedri Hamza është takuar tashmë me ambasadorin Michael Carpenter, Asistent Special i Presidentit Biden dhe drejtor i lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të SHBA-së dhe znj. Kathleen Larkin, drejtoreshë për Ballkanin dhe Evropën Qëndrore në Këshillin për Siguri Kombëtare të ShBA-së.