Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka thënë se kjo parti nuk e përkrah Vjosa Osmanin për presidente, edhe për një mandat.
Sipas Hamzës, Osmani nuk ka pasur pozicion të drejtë me të gjitha partitë.
“E vlerësojmë çdo punë të mirë që e ka bo, mirëpo vazhdimisht nuk ka pas një pozicion të drejtë në raport me të gjitha subjektet politike në Kosov…Ne e kemi bo të qartë që PDK nuk e përkrah zonjën Osmani për presidente”, ka deklaruar Hamza në T7.
Hamza ka thënë se nuk mund të ofrojë emra për kandidat/e për President pa dakordim.
Mirëpo, ka shtuar se i njëjti mund të jetë edhe jashtë strukturave të kësaj partie.
“Nëse dakordohem që me u zgjedh kandidati i propozuar nga PDK-ja, mund të jetë brenda apo jashtë strukturave të PDK-së. Nuk dua me besu që shkoj propozoj një emër që nuk i ka gjitha atributetet që duhet me i pas një kandidat apo kandidate për President”, ka thënë ai.
Hamza ka deklaruar se po të propozohej ndonjë kandidat nga familja Jashari, të 22 votat e PDK’së do të ishin për atë kandidat.
Ai zbuloi se kjo çështje është diskutuar edhe në takimin me kryeministrin Albin Kurti. Hamza tha se flet me respekt deri në përulje për këtë familje dhe se e respekton vendimin e tyre për të mos u përfshirë në këtë çështje.
“Ata janë rast i vecantë, janë dicka tjetër, është vlerë tjetër në krahasim me gjiithcka. Po qe se kish me ardh një kandidat i familjes Jashari, 22 votat e PDK’së kishin me qenë për atë kandidat. I sigurt jam për këtë. Megjithatë ne kemi dëgju deklaratat, vendimet e anëtarëve të respektuar të kësaj familje. Për mua, çdo vendim që e merr kjo familje është i respektum”, ka deklaruar Hamza.
Ndryshe, Kryeministri Albin Kurti, deklaroi sot se qëndrimi i PDK’së për propozim partiak, i ndërlikon gjërat.
Ai tha se aktualisht nuk ka ndonjë të re nga negociatat, dhe se ende nuk ka ndonjë kandidat unifikues

