By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Hamza për rritjen e pagave dhe pensioneve: Veç vdekja mundet me m’ndalë
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Hamza për rritjen e pagave dhe pensioneve: Veç vdekja mundet me m’ndalë

Përditësimi i fundit: January 26, 2025 11:18 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është zotuar se sapo ta marrë postin e kryeministrit do t’i rris pagat për 50 për qind, kurse pensionet për 70 për qind.

- Advertisement -

Ai sqaroi gjerë e gjatë se si do të bëhet rritja e pagave dhe pensioneve.

“Unë e kam premtim të lartë edhe qëndroj mbrapa. Edhe kom deklaru publikisht, nëse pagat nuk rriten deri më 31 dhjetor të këtij viti, më 1 janar të vitit të ardhshëm nuk jam kryeministër. Nuk rri në zyre, s’kam nevojë. Pagat do të rriten në fillim të mandatit 50% për të gjitha kategoritë që realizojnë paga përmes buxhetit të Kosovës, në përjashtim për pozitat politike që kanë paga më të larta dhe normalisht që nuk është e njëjtë rritja sikur dikush që e ka bazën e pagës 600 euro si dikush 1000 euro.

Prandaj e ka logjikën e vet edhe e ka shpjegimin e vet. Po për mësues, mjekë, profesor, arsimtar, zjarrfikës, polic, ushtar, shërbyes civilë do të jetë rritje për 50 për qind. Dhe kjo e ka koston e vete, normalisht që e ka koston.

Do të rriten edhe pensionet. Pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe do të përshkallëzohen. Çka nënkupton kjo, është vendosur një standard 15 vjet për me e fitua të drejtën e një pensionisti kontributdhënës, ka njerëz që e kanë humbur këtë të drejtë për 1 javë ditë dhe është e padrejtë dhe kjo do të përshkallëzohet dhe nëse me 15 vjet ti e merr 100 për qind, me 15 vjet ti e merr 95 për qind, me 13 e merr 90 për qind dhe secili do të përfitojë.

Dhe pensionet bazike apo pensionet e moshës do të rriten 70 për qind. Do të rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët 50 për qind. Do të rriten pensionet edhe për të gjitha kategoritë e tjera të cilat përfitojnë një lloj pensioni, pagese prej buxhetit të shtetit, familjet me asistencë sociale, personat paraplegjik e tetraplegjik, personat e verbër, viktimat e dhunës seksuale, pensionistët e parakohshëm të Trepçës, TMK-së, FSK-së, e të gjitha kategoritë e tjera”, sqaroi në detaje Hamza.

Ai u zotua se me çdo kusht do ta realizojë këtë premtim dhe siç theksoi Hamza, vetëm vdekja mund t’ia ndalojë një gjë të tillë.

“Të gjitha këto do të bëhen në të njëjtën kohë me pagat, në fillim të mandatit, në muajt e parë të mandatit, por kjo duhet të bëhet me ligj. Sepse duhet me u rishiku ligji për ndarjen buxhetore për vitin 2025, me u reflektu në ligj dhe në momentin kur ligji kalon procedurat. Po dita e parë e punës, ditën e parë të punës do ta fillojë me plotësim ndryshimin, rishikimin e buxhetit për vitin 2025 me i akomodua këto premtime të cilat jam duke i bërë tash gjatë fushatës elektorale.

Kemi premtuar edhe në të kaluarën, m’kanë thënë që nuk bëhen, m’kanë thënë që nuk të len FMN-ja, i kam bërë edhe kësaj radhe do t’i bëj. Edhe kësaj radhe, veç një punë mundet me ma ndal, veç vdekja, se kam me i bërë”, potencoi Hamza në ATV.

Një litër naftë 1 euro e 35 cent, Berjani: S’ka vend për panik, Kosova ka derivate
Studentë të Komunës së Gjilanit, gjeni në foto Konkursin nga DKA-ja në për ndarjen e bursave.
PDK kërkon që Qeveria t’i rishqyrtojë masat anti-COVID: Janë ekstreme dhe anti-shqiptare
Tragjedi në Gjilan Humb jetën një vajzë , shkelet aksidentalisht
Nuk respektuan masat antiCOVID, dënohen 435 qytetarë
Artikulli i mëparshëm Matheus Alisson i bashkohet Gjilanit
Artikulli tjetër I mituri plagos me armë zjarri policin në një poligon qitjeje

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.