Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, të premten ka qenë në Istog për tubimin e radhës me qytetarët.
Ai ka shkuar në Istog një ditë pas tubimit të madh që mbajti në Mitrovicë.
Pas tubimit ai ka shkruar se qeverisjen do ta bëjë me qytetarët.
“Qeverisja ime do të jetë bashkë me qytetarët, anembanë, kudo që ata jetojnë. Përpjekjes sonë për ta bërë Kosovën më të mirë po i bashkohen edhe qytetarët e Istogut” , ka shkruar ai.