Handikos Gjilan ka njoftuar se të hënën do të organizojë një protestë para zyrës së kryetarit të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni shkruan Radio Star.
Organizata ka bërë thirrje që personat me aftësi të kufizuara dhe qytetarët e komunës së Gjilanit të solidarizohen dhe t’i bashkangjiten protestës.
Sipas Handikos, protesta është e imponuar nga kryetari i komunës dhe ka për qëllim t’i kujtojë atij se edhe kjo kategori e personave janë pjesë e shoqërisë.
Njoftimi i plotë:
Njoftojmë të gjithë personat me aftësi të kufizuara të komunes së Gjilanit se me datë 08.07.2024 ditë e hënë ora 11:00, Handikos Gjilan organizon protestë para zyreve të kryetarit te komunes.
Kerkojmë nga personat me aftësi të kufizuara dhe qytetaret e komunes së Gjilanit që të solidarizohen me ne dhe t’i bashkangjiten protestes.
Protestë kjo e imponuar nga kryetari i komunes, qellimi i organizimit të protestes është që t’i kujtojmë kryetarit të komunës se edhe kjo kategori e personave janë pjesë e shoqerisë dhe duan te realizojnë të drejtat e tyre për një jetë sa më të pavarur
Siç jeni të njoftuar edhe më heret nga komunikata për media QRBB handikos gjilan është mbyllur për shkak të mungeses së mjeteve financiare dhe ato mjete financiare të ndara nga kuvendi komunal janë bllokuar nga kryetari i komunes Alban Hyseni.