Përmes kësaj komunikate e njoftojmë Opinionin Public, Mediat dhe Familjarët e Përsonave me Aftësi te Kufizuara, se gjendja në organizatat të cilat ofrojnë shërbimeve për përsonat me aftësi të kufizuara është e rrezikuar që të mbyllet.
Institucionet tona lokale në Gjilan jane të njoftuara për këtë situatë që nga janar i vitit 2024. Ne si organizata në muajin janar kemi marr pjesë në Seancen e Kuvendit Komunal te Gjilanit, ne séance na u ka dhene mundesia qe te bejme nje prezentim te gjendjes aktuale te Organizatave para Keshilltareve Komunal. Kuvendi Komunal ne Gjilan ka dal me nje rekomnadim qe Organizatat te bejne nje plan emergjent 6-mujor per ofrimin e sherbimeve.
Ne seancen e dates 14 mars te vitit 2024 eshte miratu plani 6-mujor i dy organizatave ne shume prej 28.700 euro per Handikos Gjilan si dhe per Shoqaten e te Verberve ne vlere prej 19.996,08 euro e ne total eshte shuma prej 48.696.08 euro. Ne mujin prill zyrtarisht kemi marr vendimet nga zyra ligjore e Kryesuesit te Kuvendit te Komunes se Gjilanit. Pas marrjes se vendimeve kemi marr hapa konkret ne takim me Drejtoreshen e Shendesise dhe Mireqenjes Sociale zj. Dorentina Hasani. Drejtoresha e Shendetesise dhe Mireqenjes Sociale ka deklaruar ne mbeshtetjes te OJQ-ve po nuk ka mjete financiare. Pas ketij takimi kemi kerkuar nje takim me Kryetarin e Komunes se Gjilanit, per ta diskutuar rreth situates se krijuar, megjithate Kryetari i Komunes nuk ju ka pergjigjur kerkeses tone per takim.
Perveq vendimeve qe nuk i ka mbeshtet Kryetari i Komunes, ne kemi presion edhe ne forma te tjera. Presioni i pare na ka ardhe nga Kryetari per ridestimin e fshatit te lumtur per tju dhene Bashkeise Islame ne shfrytezim.
Presioni I dyte ndertimi i nje objekti 4 (kater) kateshe per komunitetin e romeve ne oborrin e Shoqatave qe ofrojne sherbime per personat me aftesi te kufizuara.
Krahas kesaj subjektet politike ne fushaten zgjedhore kane nenshkruar nje deklarate te zotimit per mbeshtje te organizatave qe ofrojne sherbime per personat me aftesi te kufizuara e ku nenshkrues e kesaj deklarate te zotimit eshte edhe Kryetari i Komunes se Gjilanit z. Alban Hyseni.