Në vazhdën e aktiviteteve në terren të organizuara nga Shtabi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, të premten janë hapur zyrat e nënshtabeve në lagjet, Kodra e Dëshmorëve dhe Rruga e Prishtinës.
Kreu i Shtabit Zgjedhor, Arben Mehmeti, pasi uroi këtyre nënshtabeve për hapjen dhe mobilizimin, tha se pesë kanditatët e Gjilanit janë më të mirët që ka Gjilani dhe kanë dalë me marrëveshje e konsensus të plotë nga Dega.
Kryetarët e dy nënshtabeve, Fejzulla Berisha dhe Vebi Jerliu, kanë deklaruar se po punojnë jashtëzakonisht shumë në terren për mobilizim dhe kjo do të dëshmohet më 6 tetor, kur kandidatja për kryeministre Vjosa Osmani dhe pesë kandidatët e Gjilanit do të marrin mbështetje të jashtëzakonshme partiake e qytetare.
Të pranishëm në këtë ngjarje kanë qenë edhe pesë kandidatët për deputet të LDK’së, Lirije Kajtazi, Fatmir Rexhepi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani dhe Faton Bislimi.