Pandemia e COVID-19 ka ndryshuar boten në të gjitha poret e jetës, duke ndikuar negativisht pothuajse në të gjitha aspektet sociale-ekonomike , me një papunësi të skajshme , njiherit duke shkaktuar viktima në të gjitha moshat e njerzimit , me miliona njerez duke I detyruar karantimin e personave në shtëpitë e tyre dhe duke na dërguar në një distancim shoqerorë-ekonomikë.Punet e administratës janë bërë prej shtëpive ,ndersa takimet shoqerore janë mbajtur në rrjete sociale apo platforma komunikuese duke u distancuar nga shoqeria për shkak COVID-19 . Por vëmendje pozitive, gjatë kohes së pandemisë kane marrur hapësirat publike , ku ato janë parë si strehë për të gjitha komunitetet dhe kjo ka filluar në mbushjen e tyre , ajo që është vërejtur gjerë më tani është se parqet apo sheshet ishin vende të relaksimit për të moshuarit, tani në këtë kohë të pandemisë së COVID-19 këto pjesë të qytetit janë bërë baza të përditshmërisë të grupacioneve të qytetarve.
Nga kjo kuptojmë , se kjo pandemi e padukshme dhe tejet e rrezikishme na ka dhenë mësim se ne si qytetar duhet të rimendojmë më shumë në të ardhmën që këto hapsira të jenë hapësira që qytetari ti çmojë dhe ta mirmbajnë çdo pjesë të qytetit ku janë prezente ato hapësira , në mënyrë të kulturuar dhe të paster.
Hapësirat publike si parqet apo sheshet , gjatë kohes së pandemis janë parë si një shpëtim duke na larguar prej lajmeve të mërzitëtshme dhe duke na lidhur me natyrën dhe duke na mundësuar komunikimin shoqërorë në një distancë fizike , duke na mundesuar socializimin sa më te madh , dhe duke na mundësuar komunikime shoqerore në një distancë pak më te larget .
Por me kalimin e diteve në numrin e rritjes së infeksionit , në shumë shtete apo qytete të botes këto hapësira janë bllokuar duke na dërguar në një izolim total . Dhe e gjithë kjo mbyllje është bërë duke mos bërë analiza konkrete se rritja e infeksionit a është bëre prej vizitave në hapësira publike , dhe ne shumë shtete të botes mbyllja është bërë pa ndonje rekomandim se si të mbrohemi në ato hapësira . Ky izolim pati anet negative të saja, pasi kishe rritje në nivelin e stresit edhe mediat raportuan për dhunë në familje , kanosje për imtësira të vogla etj . Të gjitha këto na bëjnë që ne si qytetarë modern duhet të mendojmë më gjatë për jetet tona duke i vlerësuar të gjitha gjerat që na ndihmojnë në zvoglimin e stresit si: dashuria ndaj familjes , socializimi gjithnjë më i madh , dhe vizitat në hapësirat publike qofshin sheshet apo parqet . Të gjitha këto na kanë treguar se janë pasuri e përbashket qe ne të gjithë i kemi dhe duhet ti mbajmë gjatë , qofshin për ditë të mira apo të vështira , ndonse njera nëse na mungon duhet të mendojmë për tjetrën .
Mbyllja e sheshit ‘’ Zahir Pajaziti ’’ në Prishtinë
“Hapësirat publike janë cilësuar si me rendësi shumë të veçantë ne ato ditë , ajo që është thelbësore që individet dhe institucionet publike duhet të kuptojnë vlerën e hapësirave publike, jo vetëm që ato ndihmojnë në luftën kundër një pandemie, por ato sigurojnë një cilësi dhe jetë më të mirë të jetës në të ardhmen, tani është koha e fundit që njerzimi ta kuptoj se edukata e mbi të gjitha ndërtimi i urbanizuar siç duhet , është edhe shpëtimi i ardhmërisë së njerëzimit ”
Shkruan: Ramadan Thaqi