Këshilli studentor i Fakultetit Juridik ka njoftuar se është hapur formulari për subvencionimin e studentëve me 100 euro.
Studentët mund të aplikojnë në këtë LINK
Kujtojmë se ditë më parë është hapur aplikimi për punëtorët e sektorit privat për 100 euro shtesë të ndara nga Qeveria e Kosovës.
Njoftimi i plotë:
HAPET FORMULARI I APLIKIMIT PËR SUBVENCIONIM TË STUDENTËVE ME 100 EURO
Të nderuar studentë,
Ju informojmë se është hapur formulari i aplikimit në e-kosova për subvencionim të studentëve me nga 100 € në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, të nxjerrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/32
Suksese!
Këshilli i Studentëve i Fakultetit Juridik