Në vazhdën e aktiviteteve të mobilizimit të Shtabit Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, është hapur sot zyra e re e nënshtabit të 7 Korrikut.
Hapjen solemne e ka bërë kryetari i Shtabit Zgjedhor, Arben Mehmeti së bashku me kryetarin e nëndegës së 7 Korrikut, Albin Devaja dhe kryesinë.
Në takim u vlerësua lartë angazhimi i nënshtabit të 2 Korrikut dhe në përgjithësi i Degës së LDK’së së Gjilanit për mobilizim të strukturave për ta arritur fitojnë e madhe më 6 tetor në krye me kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmani.
Në ditët në vijim, do të hapen edhe zyrat tjera të nënshtabeve të LDK’së.