Sonte është mbajtur ekspozita “Afrika në objektivin e Arian Mavriqit”, në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, e fotografit të mirënjohur Arian Mavriqi.
Ai nga vizita e tij në Kenia, ka sjellur pamje e fotografi të jashtëzakonshme, duke zgjedhur kështu komunën prej nga vjen, për t’i promovuar për herë të parë.
E përgëzova për punën që ai ka bërë, duke promovuar edhe Komunën e Kamenicës, si dhe i ofrova mbështetje për projektet e tjera në vazhdim.