Është shpallur konkursi për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të në gjimnaze dhe shkolla profesionale për vitin shkollor 2025/2026 nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Gjilanit.
Drejtori për Arsim, Shpend Nuhiu, tha se është shpallur konkursi për regjistrimin në klasën e 10-të në gjimnaze dhe shkollat profesionale.
Sipas tij konkursi është i hapur nga data 8 korrik deri më 10 korrik 2025, çdo ditë nga ora 08:00 deri në 16:00. Dokumentet mund t’i dorëzoni personalisht në shkollën ku dëshironi të regjistroheni.
Drejtori i Arsimit, tregon se rezultatet do të shpallen më datë 11 korrik në objektet shkollore ku kanë aplikuar.
“Ju urojmë shumë suksese dhe mirëseardhje në kapitullin e ri të arsimit tuaj. Mirë u takofshim në shtator”, tha Shpend Nuhiu.
https://www.facebook.com/share/p/16kjzBdvtM/