Kryryari Alban Hyseni, përmes një statusi në ‘Facebook’, ka treguar se për herë të parë pas 23 vitesh, fermerët e Gjilanit , do të ju subvencionohet qumështi me 8 cent për litër.
Shkrimi i plotë:
Për herë të parë pas 23 vitesh, subvencionohet qumështi me 8 cent për litër nga komuna – tjetër zotim i cili po e përmbushim ✅
📣Kemi hapur thirrjen për aplikim për fermerët prodhues të qumështit për gjashtëmujorin e parë Janar-Qershor 2023. Zotimin tonë elektoral tani po e përmbushim duke subvencionuar fermerët 0.08€ për litër🥛👩🌾, fillimisht për periudhën e parë 6-mujore Janar-Qershor, për të vazhduar edhe me periudhën e dytë Korrik-Dhjetor 2023.
Afati për aplikim është nga data 12 Shtator deri më 26 Shtator 2023.
Kriteret i gjeni brenda thirrjes⬇
https://kk.rks-gov.net/gjilan/wp-content/uploads/sites/11/2023/09/Thirrje-per-aplikim-per-fermeret-e-Gjilanit-per-projektin-subvencionimi-i-qumeshtit-per-liter.pdf
#bujqësiaGjilan 💚