Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se kanë hapur thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçente për ngrohje.
Ajo tha se prioritet u është dhënë familjeve në mbështetje të asistencës sociale (kategoria I & II), si dhe prindërve vetushqyes.
“Sapo kemi hapur thirrjen e re për subvencionim të pajisjeve efiçente për ngrohje me përkrahje të Bashkimit Evropian.
Nga kjo thirrje mund të përfitojnë të gjitha familjet e përkrahje të veçantë u kemi dhënë familjeve në mbështetje të asistencës sociale (kategoria I & II), si dhe prindërve vetushqyes.
Ju ftojmë të aplikoni për të përfituar nga subvencioni dhe për të ulur faturat e energjisë!
🔗 Linku për aplikim: https://rks-gov.net/Service/32
🔗 Më shumë info: https://me.rks-gov.net/shpallje-2/ “, thuhet në njoftim.