Kryeministri, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe pranë trupit të zëvendësministrit, Arian Daci, i cili ndërroi jetë përderisa ishte duke skijuar në Brezovicë.
Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Arian Daci ishte i dalluar për vlera njerëzore.
Shkrimi i plotë i Haradinajt:
Ariani ishte i dalluar për vlera njerëzore. Do të na mungojë!
RH
Pas në homazheve në Kuvendin e Kosovës, do të mbahet një mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtar, ndërsa Daci do të varroset në orën 13:00 në varrezat e kryeqytetit.