Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se që nga vitit 2018 asnjëherë nuk ka pasë kontakt me Millan Radoiçiqin, të kërkuarin e Kosovës për agresionin në Banjskë në shtator të vitit 2023.
Në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ai ka deklaruar se prej atëherë Radoiçiqi ishte në kërkim të shtetit të Kosovës, për vepra të ndryshme penale.
“Millan Radoiçiq është i ndjekur nga drejtësia e Kosovës nga viti 2018, pra Policia e Kosovës. Në atë kohë ka rastisë që kam qenë kryetar i Qeverisë, por këtë se ka bërë Qeveria e Kosovës, por drejtësia e Kosovës e ka bastisur banesën e tij në veri”.
“Prej atëherë Radoiçiqi e ka lëshuar Kosovën, pra është i ndjekur nga drejtësia dhe i ikur në Kosovë. Në atë kohë ishte nënkryetar i Listës Serbe që nga ajo kohë, që nga ajo bastisje në banesën e tij kryetari i atëhershëm i qeverisë, Ramush Haradinaj, e tani deputet i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i AAK-së, nuk ka komunikim me Radoiçiqin të çfarëdo natyre, dhe kush e ka çfarëdo të dhëne të këtij komunikimi, e lus ta qes publikisht sot e kur të doni”, ka thënë Haradinaj. /Klankosova.tv