Përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar rreth takimit që pati me këshilltarët politikë të Kancelares Gjermane Angela Merkel.
Haradinaj ka njoftuar se ata kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend, por edhe për dialogun me shtetin serb.
Bisedë e hapur me këshilltarët politikë të Kancelares Gjermane Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Luttenberg, për zhvillimet aktuale në vend, procesin e dialogut me Serbinë, konsolidimin e brendshëm të Kosovës dhe rrugën e saj euro-atlantike. Mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës. Shteti gjerman është partner i rëndësishëm ekonomik dhe politik i Kosovës dhe zë i fuqishëm i saj në strukturat euro-atlantike”, thuhet në postimin e Haradinajt.
Kjo vizitë e zyrtarëve gjermanë po bëhet pas asaj që zyrtarët e amerikanë patën në Kosovë, ku edhe zhvilluan takime me krerët e vendit.
Ndryshe duhet përkujtuar se dy zyrtarët gjermanë kanë zhvilluar një takim edhe me presidentin, Hashim Thaçi, para se të takoheshin me Haradinajn.