Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka demantuar një lajm që qarkulloi në medie se ndaj tij është ngitur aktakuzë nga Dhomat e Specializuara.Haradinaj thotë se ky lajm është i rremë dhe se si burim ka eksponentë të Serbisë.
Ai thotë se me dinjitet ka mbrojtur pastërtinë e luftës dhe se nuk është subjekt i asnjë procesi gjyqësor.
Më herët një avokat serb kishte thënë se ndaj Haradinajt ishte konfirmuar një aktakuzë nga Gjykata Speciale.
Ky është postimi i tij i plotë
Të dashur qytetarë,
Disa media tona kanë raportuar një lajm të rremë që për burim kanë eksponentë të Serbisë.
Unë me dinjitet kam mbrojtur pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe nuk jam subjekt i asnjë procesi gjyqësor./Blic/