Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj bashkë me kryetarin e AAK-së për Gjermani Ukë Blakaj, Nazim Gagicën, kryetar i degës së AAK-së në Gjilan, e shumë ftyra të njohura po qëndrojnë në Gjilan në ahengun e nipërve të anëtarit të kryesisë së AAK-së në Gjilan, Ilmi Mustafa.
“I nderuar që isha sonte në Gjilan, në ahengun e familjes Mustafa, tek miku im, afaristi e humanisti i njohur gjilanas me qëndrim në Gjermani, Ilmi Mustafa dhe djemtë Paskali dhe Petriti. Edhe pse jetojnë jashtë vendit, gëzimet familjare i bëjnë në vendlindje së bashku me ne, ashtu siç e kërkon tradita shqiptare.