Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratën e komisionarit Johannes Hahn, se për kosovarët nuk do të ketë viza para vitit 2020.
“Sa i përket pjesës së dytë me të drejtë e tha se hekja e taksës është e nevojshme dhe parimore, të gjitha këto i çmojmë. Shpjegimi im dhe i qeverisë, ishte se ne në këto zgjidhje një nga një i kemi pësuar se Serbia ka luajtuar shah me këto, dhe në ato lojë ka marrë ato që ka desht. Pra, në njëfarë mënyrë ose tjetrën, ja shpjegova se heqja e taksës bëhet me njohje reciproke. “, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.
Haradinaj tha se do të vazhdojmë të punojmë sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.
Ai ka thënë se nuk ndjehet mirë pas asaj që tha komisionari Johannes Hahn, se viza nuk do të ketë para vitit 2020.
Tash, nuk është ndjenjë e mirë kjo situatë, unë nuk ndjehem mirë, mirëpo nuk dëshiroj me u dorëzu. Na e dimë që një sukses i vonuar nuk është sukses më. Ne kemi shumë nevojë për vizat, është diçka shumë elementare, jo për ndonjë shfajësim ose gradë por është shumë me rëndësi për jetën e njerëzve të Kosovës. Viti 2020 është shumë vonë për viza, ne do të ndërmarrim diçka për këtë”, vlerësoi ai tutje.
“Opozita e din procesin, ata janë në dijeni se çfarë po ndodh me liberalizimin e vizave. Ai erdh sot në Prishtinë dhe tha se ju e keni kryer punën. Ai po thotë tash te na procesi është kryer, nëse nuk mundemi tash, e kemi njëfarë shprese e nuk bënë me u ndal”, ka theksuar Haradinaj.