Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka pranuar ndërprerjen e kontratës për shfrytëzimin e zyrave në objektin e njohur si selia e kësaj partisë në qendër të Prishtinës.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook e ka falënderuar për bashkëpunimin Ministrinë e Bujqësisë, pronare e objektit.
“Të dashur qytetarë, Pas kërkesës së palës kontraktuese për shkëputjen e njëanshme të kontratës për shfrytëzimin me qera të hapësirave prej 569 m2, me çmim mujor prej 4552 eurosh në muaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njoftoj opinionin publik se edhe ne si palë kontraktuese konfirmojmë shkëputjen e kontratës nga cilësia e qiramarrësit në afatin e paraparë ligjor E falënderojmë qiradhënësin për bashkëpunimin e deritashëm!”, shkroi Haradinaj.