Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është koha e fundit që kryeministri Albin Kurti t’i lexojë drejtë porositë e miqve të palëkundur të Republikës së Kosovës, të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, të ofruara me dashamirësinë dhe mirëkuptimin e aleatëve dhe partnerëve në dëshminë e fundit të Gabriel Escobar.
Në një shkrim në llogarinë sociale Facebook, Haradinaj theksoi se Kurti duhet të largohet nga temat tensionuese dhe destruktive, ku sipas tij, vegjetojnë liderët pro-rus, sikurse janë dhe do të vazhdojnë të mbesin Dodik dhe Vuçiq.