Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka takuar senatoren amerikane Joni Ernst nga shteti i Ioëa-s.
Haradinaj, tutje ka shkruar se partneriteti i ngushtë i Kosovës me shtetin e Iowa-s është dëshmia më e mirë e orientimit pro-amerikan.
“Partneriteti i ngushtë i Kosovës me shtetin e Iowa-s është dëshmia më e mirë e orientimit tonë pro-amerikan. Pata kënaqësinë që ta falënderoj nga afër Senatoren amerikane nga shteti i Ioëa-s, Joni Ernst, gjatë takimit që zhvilluam në senatin amerikan në Washington.”, ka shkruar ai.
Gjithashtu, ai ka shkruar se Garda e Ioëa-s ka dhënë kontributin e saj në forcimin e FSK-së
“Në shtetndërtimin e Kosovës, kontribut të lartë ka dhënë edhe shteti i Iowa-s, përmes bashkëpunimit në shumë fusha, si në arsim dhe ekonomi por edhe në rritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës. Garda Nacionale e Ioëa-s dhe kontributi i saj në forcimin e FSK-së është një ndër të arriturat kulminante të këtij bashkëpunimi.”, ka thënë ai.
Tutje, Haradinaj ka thënë se miqtë si Ernst duhet t’i mbajmë përherë afër vetes./Gazeta10