Kryeministri Haradinaj është shprehur i trishtuar për humbjen e jetës së tre personave në aksidentin e trafikut në fshatin Mramor.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur keqardhje edhe për lëndimin e Ambasadorës turke, Kivilicim Kiliç.
Më poshtë gjeni postimin e plotë:
I trishtuar me lajmin për humbjen e tri jetëve nga aksidenti i trafikut në Magjistralen Prishtinë – Gjilan.
Ngjarjet si kjo janë momente dhimbjeje për të gjithë ne.
Shpreh keqardhjen për lëndimin e Ambasadorës së Turqisë, Kivilcim Kiliç. Ambasadorës dhe të lënduarve tjerë u dëshiroj shërim sa më të shpejt.