Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas nënshkrimit të kontratës për furnizimin e Maqedonisë së Veriut me qymyr nga Kosova.
Haradinaj ka rikujtuar se për këtë çështje kishte paralajmëruar edhe para dy muajsh, duke e cilësuar si një tjetër rast të keqpërdorimit të pasurisë së Kosovës.
“Ne blejmë rrymë mbi 1 miliard euro dhe i shesim qymyr njërit nga shtetet prej të cilit blejmë rrymë”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka kërkuar nga KEK-u që të bëjë publike kontratën dhe vlerën e shitjes së qymyrit, ndërsa ka kërkuar transparencë edhe për çmimin me të cilin Kosova e blen energjinë elektrike nga Maqedonia e Veriut.
Haradinaj ka akuzuar kryeministrin në detyrë se ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në këtë proces.
“Ky është krim dhe këtë e dinë kryeministri në detyrë, sepse ka qenë direkt i involvuar”, ka deklaruar ai.

