Pas takimit të mbajtur me ambasadorin amerikan, presidentin e vendit e liderët e koalicionit qeverisës, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk e përjashton mudësinë e prishjes së koalicionit qeveritar.
“Ne jemi në procese reale politike. Të gjitha janë të mundura në këto ditë dhe javë që vijnë”.
Haradinaj para rëniës së mundshmë të qerverisë ka thënë së do të donte vetëm që buxheti të kalonte dhe mos t’I lënë mësimdhënëit pa paga
“Dëshira ime është që këtë të shtunë t’i kryejmë disa detyra me interes për vendin – buxhetin dhe mos t’i lëmë arsimtarët dhe të tjerët pa paga”.
“Nëse mospajtimet politike vazhdojnë mund të rezultojnë me të arritura të tjera, çfarëdo qofshin ato”.
Shefi i Qeverisë ka thënë se e respekton Amerikën edhe kur kanë qëndrime të ndryshme.
“Unë kam shumë respekt për ambasadorin amerikan [Philip Kosnett] dhe Amerikën. Amerika është familja ime, edhe kur nuk ndaj mendimin e njejtë, e përjetoj si familje”.
Kryeministri Ramush Haradinaj këto komente i bëri pasi bëri homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit me rastin e 22 vjetorit të rënies së tij.