Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se tashmë me inkuadrimin e 337 ushtarëve të rinj, Kosova ka ushtrinë më të re sipas modelit të NATO-s.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, Haradinaj, ka theksuar se Ushtria e Kosovës, është e përkushtuar për sigurinë në vend, stabilitetin në rajon dhe të gatshme për operacione paqeruajtëse kudo në botë, kurdo që kërkohet nga aleatët tanë strategjik, ShBA dhe strukturat e paktit Veri-Atlantik
Në fund ai ka thënë se Ushtarët e Kosovës gjithmonë me nder në shërbim të paqes, për të sotmen dhe të ardhmen e sigurt.