Për Ramush Haradinajn, përzierja e kryeministrit Albin Kurti në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, “është agjendë pro ruse” dhe që “i shërben Vuçiqit”.
“Është agjendë e Kurtit me e shfajësu Serbinë, me ia zvogëlu Serbisë fajin.
E keni pa, ndodhi një tubim në Srebrenicë, ku shkoi edhe Brnabiq edhe politikanë të shumtë serbë.
BE dhe Amerika ish dashtë me ia dhanë një qortim të madh Serbisë për prezencën e udhëheqjes shtetërore serbe në Banja Llukë kundër Srebrenicës.
Çka ndodhë tash? Si me e bë ata këtë, kur Kurti edhe krejt ekipa e tij ndërhyn në një proces zgjedhor në një shtet tjetër.
Ju lutem, Kurti po i bën argat Vuçiqit, Vuçiq mos me u dokë kaq i keq, tu e pasë parasysh që edhe kryeministri i Kosovës është i keq, po bën sjellje të këqija.
Po e largon Kosovën nga binarët euro atlantik”, thotë Haradinaj në Pressing përcjell Nacionale.
Ai thotë se Kurti këto nuk i bën pa vetëdije.
“Këto Kurti i bën me vetëdije, nuk ka këtu rastësi.
Nuk e harxhon kohën kot, ky e ministrja e Drejtësisë, në kohën kur po vriten gratë, mos harroni të kish ndodhë kjo në kohën time, këta na kishin kryçu rrugës. E kjo mu atë ditë ka gjetë kohë me shku në Maqedoni, kjo është pafytyrësi.
Këto nuk ndodhin rastësisht, këto ndodhin me agjendën pro ruse të kryeministrit të Kosovës që e shfajëson Vuçiqin dhe ndihmon kolegun e vet në Serbi”, thotë Haradinaj.
Dhe për këtë arsye, sipas Haradinajt, pra meqë Kurti përzihet në Maqedoni, për këtë nuk ka reagim nga bashkësia ndërkombëtare kur e ‘e shohim krejt pushtetin e Serbisë në Banja Llukë”.
“Sot do të kishte reagime të fuqishme për shkumjen në Banja Llukë. Në të njëjtën kohë, çohet kryeministri edhe kryeparlamentari edhe ministrja e drejtësisë, merrne me mend edhe shkojnë përzihen në zgjedhjet e një shteti fqinj”, thotë ai.
Haradinaj thotë se ka shpresë se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, nuk do të marrin këshilla nga siç i quan ai ‘profiterët dhe mashtruesit që po udhëheqin në Kosovë”.
“Ballafaqimi i Kurtit me të bëmat e tij ështën jë proces, mendoj se sot në Kosovë njerëzit veç e shohin se fenomeni Kurti në vetvete është një mashtrim.
Mendoj se në të gjitha temat po vërtetohet kjo. Nuk ka një temë që nuk vërtetohet.
Për shembull kryeministri i Kosovës kur shkon në Maqedoni ose kryeparlamentari ose ministrja, është një praktikë në krejt demokracitë perëndimore, dy tre ministra bëjnë kujdes mos me u kyçë në fushatë edhe në vendin e vet, për partinë e vet, mes tyre është edhe ministri i drejtësisë.
Duhet ta ballafaqojmë Kurtin me këto të bëma, kemi përshtypjen që qytetari e ka kuptu që Kurti është mashtrim dhe veprimet e tij janë mashtruese.
Besoj shumë se qytetarët e Maqedonisë, nuk do ta lejojnë mashtruesin e Kosovës të shkojnë t’ju tregojnë çka me bë.
Mos të harrojmë, në ditën e zisë, ministrja e dretjësisë ka gjetë kohë me shku në Maqedoni për fushatë, ju lutem shiheni ku kemi mbërri.
Shpresoj shumë që qytetarët në Maqedoni nuk marrin këshilla prej njerëzve sikur këta”, tha Haradinaj.