Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se kryeministri Albin Kurti po i shërben agjendës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Deputeti Haradinaj deklaroi se veprimet e qeverisë janë mbuluar me popullizëm, por në substancë veprimet e Kurtit po i ndihmojnë Serbisë.
“Po i jep shkas, po i jep arsye, po e bën për të thënë një këshilltar i lartë i departamentit të shtetit, se është kënaqësi që fola me presidentin serb dhe ishte bisedë e mirë, dhe ndamë shqetësimin për veprimin e Kosovës, ky është një shërbim që ia ka bërë vetëm Kurti Serbisë, ende askush nuk ka mundur t’ia bëjë deri sot. Duke pasur parasysh këtë përmbajtje unë nuk pranoj demagogji në takim, dua të më respektojë si bashkëbisedues, i kuptoj këta terma, jam i interesuar në vazhdimësi për sigurinë e vendit. Aq sa e kuptoj situatën e sigurisë, Kurti po i shërben agjendës së Vuçiqit”, shprehet Haradinaj.
“Ishin biseda jo në substancë, jo rrethanore. Unë e pyeta ku është fitorja e Kosovës që ta kuptojmë, nëse nuk ka fitore pse nuk kthehesh që ta pranosh kërkesën e SHBA-së për shtyrje. Drejtimi që ka marrë Kurti, Qeveria e Kosovës është në shërbim të agjendave të Putinit”, shtoi ai.
“Ky po i ndihmon Vucicit por shpresoj që kjo rruga e gabuar e tij do të ndërpritet në kohë dhe njerëzit e tjerë në VV do të kenë guximin t’i thonë ndalu”, theksoi ish-kryeministri në RTV Dukagjini.