Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-ës, i ka çuar porosi kryeministrit Albin Kurti pak para nisjes së protestës.
“Pushteti nuk është gjithçka. Albin Kurti, tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu. Lëri njerëzit të protestojnë për të drejtën e tyre dhe mos e ndajë e mos e përçajë popullin”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.
“Ato që dikur e ke shfrytëzuar si të drejta per vete, (protestat e demonstratat) mos provo t’ua ndalosh të tjerëve”.
Haradinaj i thotë tutje Kurtit se “nuk ta kanë fajin veteranët, as shoqëria civile, as mediat, as gazetarët e as opozita! Fajin e ke vet që nuk po qeverisë me vendin, por po mundohesh ta sundosh atë”.
Ndërkohë njofton se edhe ai do të jetë me të gjithë ata që protestojnë në sheshet e Prishtinës, sot në ora 18:00.