Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vendimin për themelimin e Ushtrisë së Kosovës e konsideron trashëgimi të brezit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Haradinaj ka thënë se tash duhet angazhim për anëtarësim në NATO.
Ai është ndier krenar me djemtë e vajzat e Ushtrisë dhe Policisë tonë.
“Vendimin për themelimin e Ushtrisë së Kosovës e konsideroj trashëgimi të brezit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tani duhet të angazhohemi për anëtarësim në NATO. Djemtë e vajzat më të mirë janë në Ushtrinë dhe Policinë tonë. Më bëtë krenar! Gëzuar!”, ka shkruar Haradinaj.