Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varrezat në Prekaz.
Ai ka thënë se familja Jashari është zemër e qëndresës e lufta e UÇK-së vulë e përjetshme e krenarisë dhe arritjes më të madhe kombëtare.
Postimi i plotë:
Te Prekazi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, aty ku sakrifica arriti kulmin e saj; kujtojmë Epopenë e UÇK-së, të gdhendur përjetësisht në historinë e kombit shqiptar, me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve të flijuar për liri.
Familja Jashari është zemër e qëndresës sonë, e lufta e UÇK-së, vulë e përjetshme e krenarisë dhe arritjes më të madhe kombëtare.
Lavdi të rënëve ndër breza!
Lavdi luftës së UÇK-së!